Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID-19, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të Spitalit COVID/3, ku vlerësoi punën e tyre në betejën e gjatë me virusin e rrezikshëm.
“Ekipi i COVID/3, dua t’ju falenderoj që po përballeni prej një viti me një situatë jo të lehtë, nuk është e lehtë që të përballosh këtë intensitet. Por është e rëndësishme që për asnjë moment nuk ka munguar shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.
Ajo tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave anti-COVID, për këputjen e zinxhirit të infeksionit.