Home / Aktualitet / Manastirliu fajësoi qytetarët për përhapjen e Covid-19, “i kthehet” ashpër mjeku i njohur: “Fajin për përhapjen e ka qeveria!”

Manastirliu fajësoi qytetarët për përhapjen e Covid-19, “i kthehet” ashpër mjeku i njohur: “Fajin për përhapjen e ka qeveria!”

Mjeku i njohur, Petrit Vargu i është drejtuar ashpër qeverisë e cila sipas tij po ua lë fajin qytetarëve për përhapjen e Covid-19 në vend, por që sipas tij janë vetë ata.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vargu thekson se fajtore për rritjen e infeksioneve të reja është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, e cila sipas tij është burim infeksioni, që menaxhohet totalisht nga qeveria.

Ai thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku populli fajësohet për përhapjen e Covid-19.

Ky reagim i mjekut vjen pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila fajësoi sot qytetarët për përhapjen e virusit.

Reagimi i plotë:

I vetmi vend i botes, ku sipas pushtetit, fajin per perhapjen Covid e ka populli. Megjithate faktet jane kokeforta. Burimet e infeksionit nuk jane supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja qe menaxhohet totalisht nga qeveria. Boll me keto farsa, o e vetmja ministri shendetesie ne bote qe nuk keni bere nje autopsi! Mos valle dhe per kete gje ua ka fajin populli? Kur paturpesia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund te quhet dot profesionalizem, sado te pompohet me propagande.

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − seven =