Home / Aktualitet / Manastirliu: Bëhemi gati për nisjen e vaksinës te personat mbi 60 vjeç (Por çfarë thonë shifrat)

Manastirliu: Bëhemi gati për nisjen e vaksinës te personat mbi 60 vjeç (Por çfarë thonë shifrat)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot nga qyteti i Vlorës, se pritet që të zgjerohet fasha e moshës së vaksinimit dhe për personat mbi 60 vjeç, ndërkohë që prej të dielës ka nisur procesi i vaksinimit masiv, nw tw gjithw vendin. Gjatw ditws sw djeshme dhe sot, nisi vaksninimi dhe i gazetarwve dhe i punonjwsve tw Policisw tw cilwt janw etiketuar si kategori me rrisk tw lartw.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë Shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mjeku i familjes me kartën e id mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaksinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes.

Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informacionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën. Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”, tha Manastirliu.

Nëse iu hedhim një sy të shpejt shifrave të dhëna nga INSTAT për numrin e personave mbi 60 vjeç në Shqipëri ai kap shifrën e 616 mijë personave, ndërkohë që dozat e vaksinës për ta do të duhet të jenë më shumë se 1 milionë pasi merret në dy doza, ndërkohë që në Shqipëri mund të kenë ardhur në total jo më shumë se 250 mijë, me një rritje galopante në sajë të vaksinës kineze.

Nuk dihet ende nëse ka një refuzim masiv të personave të moshuar që po bëhet zgjerimi i fashës, pa lënë pa përmendur që një pjesë e mirë e personave të vaksinuar janë mjekë dhe mësues, që janë jashtë 616 mijë personave që llogariten të jenë ata të fashës mbni 60 vjeç.

Vaksina është kthyer dhe në kalin e betejës së qeverisë shqiptare, e cila u tërhoq nga deklarata e saj se nuk do të merrte vaksina të pamiratuara nga EMA dhe po ndërmerr vaksninimin masiv vetëm në sajë të Sinovax, pasi dozat e mbërritura nga Pfizer, Astra Zeneca, apo mekanizmi Covax, do të ishin të pamjaftueshme për grupet e rriskut dhe ata që u përballën në vijën e parë me Covid.

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =