Home / Kryesore / Mali i Zi ndryshon kufirin e komunës së Tuzit, reagon ashpër Nik Gjeloshaj

Mali i Zi ndryshon kufirin e komunës së Tuzit, reagon ashpër Nik Gjeloshaj

Qeveria e Malit të Zi ka ndryshuar së fundmi kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, i cili e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar, të cilin do ta kundërshtojnë me forcë.

Postimi i plotë: Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone
Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.

Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.

Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.

Check Also

Rinia shqiptare nuk do të jetë më një brez i humbur!

Nga Bujar LESKAJ –   Në tetë vitet e fundit, janë larguar rreth 140 mijë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =