Home / Aktualitet / Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë Vajgurore, në fshatin Moravë.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga si pasojë e shiut dhe lagështirës dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari Vasil.K, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja konfirmohet se mjeti ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në tentativë për të frenuar ka devijuar rrugën dhe ka përnduar në kanal, kjo edhe për shkak të lagështirës në rrugë.

Check Also

Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Ish-deputeti i Kosovës Ali Shahini është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 3 =