Home / Aktualitet / Makina përplas motorin në Sarandë, dy të plagosur

Makina përplas motorin në Sarandë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti dhe një motoçiklete në një kryqëzim në lagjen nr. 3, të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të para mësohet se nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i motorit dhe shoferi i makinës, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Menjëherë është bërë transportimi i tyre drejt urgjencës së spitalit, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − five =