Home / Kryesore / Makina përplas 22-vjeçaren në Tiranë

Makina përplas 22-vjeçaren në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë të plagosurës, ku dhe është shoqëruar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Check Also

Falsifikimet e certifikatave të vaksinimit

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − five =