Home / Aktualitet / Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në Ponoshec të Gjakovës. Sipas njoftimit të policisë kosovare, nga aksidenti automobilistik kanë humbur jetën 2 persona, teksa dy të tjerë kanë marrë lëndime në trup.

Një nga automjetet të përfshira me aksident me targë shqiptare.  “Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”

“Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat paraprake nuk ka informacion për personat që kanë humbur jetën dhe se në cilin mjet po udhëtonin.

Shpërndaje:

Check Also

WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype?!

Kompania “WhatsApp” sfidon kompanitë “Zoom” dhe “Skype” duke realizuar telefonata dhe video thirrje të disponueshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + thirteen =