Home / Aktualitet / Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia

Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia

Blerja e një makine për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një skeme ekstra-ligjore ka zbuluar një skandalnë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sandër Lleshaj kërkonte të kishte një makinë luksoze dhe zgjidhja ka qenë urdhri i policisë së Shtetit për t’i gjetur një mjet të ri dhe luksoz Sandrit për të shëtitur nëpër Shqipëri. Nuk i mjaftonte makina që kishte por donte një tjetër dhe për këtë policia u angazhua menjëherë.

Mënyra e gjetur duket se është kthyer në skandal për uniformat blu dhe tashmë pritet të ketë edhe një investigim të plotë të këtij rasti. Janë gati 100 milionë lekë të dhëna nga Policia e Shtetit për të blerë një mjet për oficerin e Kontaktit në Berlin. Pra, mjeti që mban sot Sandër Lleshaj nuk është i Ministrit të Brendshëm por është blerë për oficerin e Kontaktit që ka Policia e Shtetit në ambasadën tonë në Gjermani. Mjeti më pas ka ardhur në Tiranë, sipas fotove të publikuara nga CNA.al është parkuar te Drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Mjeti është targuar me targa gjermane për të qendruar dhe vazhduar të jetë në sherbim të oficerit të Kontaktit në Berlin. Por, nuk ka ndodhur kështu pasi pak ditë më vonë mjetit i janë hequr targat gjermane dhe i janë vendosur targat shqiptare siç tregohet edhe nga fotot e siguruara nga CNA.al

Mjeti është targuar me targën AA 967 UT. Megjithëse është blerë me letra për një Oficer Kontakti jashtë Shqipërisë, pra për të qëndruar në Gjermani, është çregjistruar dhe është targuar në Shqipëri.
Mjeti nuk është blerë me qellim që të jetë në shërbim të Oficerit të Kontaktit pasi vlera e tij është shumë e madhe dhe të tilla mjete nuk kanë as ministrat në Shqipëri e jo më të ketë një Oficer Kontakti në ambasadë.

Mjeti BMW është një mjet prodhim tip i fundit dhe mjaft luksoz. Për procedurën e blerjes së mjetit luksoz për ministrin duke përdorur si skemë oficerin e Kontaktit në Berlin është është përdorur një procedurë e cila ka sjellë përplasje të forta.

Aida Hajnaj kundërshton ashpër blerjen e mjetit luksoz

CNA.al ka mësuar se një nga personat që ka kundërshtuar ashpër blerjen e këtij mjeti dhe në këtë lloj procedure ka qenë ish nëndrejtoresha e Përgjithshme e policisë së Shtetit, Aida Hajnaj e cila sot mban postin e Drejtores së Byrosë Kombetarë të Hetimit.

Aida Hajnaj
Aida Hajnaj

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare në policinë e Shtetit se zonja Hajanaj ka qenë një kundërshtuese e ashpër për blerjen e këtij mjeti dhe skemën që do të përdorej nga policia e Shtetit për t’i siguruar ministrit Sandër Lleshaj një veturë luksoze siç ai e kërkonte.

Por jo vetëm Hajnaj, edhe të tjerë institucione kanë kundërshtuar blerjen e këtij mjeti i cili përbën një skandal më vete për Policinë e Shtetit dhe mënyrën sesi përdor paratë duke gënjyer në procedurat e përdorura  për blerjen e një mjeti i cili do të ishte shërbim të amabasadës tonë në Gjermani por, në fakt e vërteta është se ato 100 milionë dhe ai mjet luksoz u ble për tju dhënë më pas për përdorim ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

CNA.al disponon edhe të tjera materiale të cilat janë duke u verifikuar dhe gjithashtu ne i jemi drejtuar me shkresa, për informacion zyrtar vetë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të përfshira në këtë skandal ku vetë shteti mashtron nëpërmjet ligjit dhe e përdor atë për tu siguruar benefite ministrave të tij./CNA.al

Check Also

Në pak orë 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre një i shpallur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 13 =