Home / Aktualitet / Majko “tradhëton” Metën: Votoj pro shkarkimit, të më gjykojë koha

Majko “tradhëton” Metën: Votoj pro shkarkimit, të më gjykojë koha

Deputeti socialist Pandeli Majko, i cili nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, pasi nuk mori mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, ka zgjedhur t’i bëjë shërbimin e fundit në këtë legjislaturë Kryeministrit Edi Rama dhe të “tradhëtojë” Ilir Metën, me të cilin nisi karrierën politike në rradhët e FRESSH.

Majko deklaroi votën pro shkarkimit të Metës, edhe pse votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa u shpreh se Presidenti sot po gjykohet për shkelje të kushtetutës.

“Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Ai është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar. Në fillim kam qenë kundër kur është bërë nisma e parë por tani jam i bindur për veprimet e presidentit.

Pavarësisht problemeve personale, në marrëdhënie me procesin zgjedhor dhe partnerin tonë SHBA askush nuk i ka askujt borxh. Them më mirë të të urojnë për atë që je se sa të të duan për atë atë që nuk je. Vota pro shkarkimit më rëndon shumë por në thelb ka të vërtetën.

Ilir Meta ka qenë pjesë e jona. Kur është miratuar kushtetuta, ligjvënësit e kanë pasur të qartë momentin e shkarkimit të presidentit. Ne prodhojmë një akt që do kalojë në filtrat e juristëve më me përvojë. Do votoj pro shkarkimit. Për të tjerat të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”, tha Majko.

Check Also

Vodhi 5.5 milionë lekë, pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë në Tiranë

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 9 =