Home / Kryesore / Maçot agresivë, të ndjeshëm seksualisht

Maçot agresivë, të ndjeshëm seksualisht

Nga Çapajev GJOKUTAJ –

Në postimin për dy vajzat që dilnin nga deti nuk munguan edhe komente seksiste që hiret e trupit femëror i shihnin si pronë të burrrrave, madje ndonjeri edhe i shpotiste.

Fatkeqësisht kjo ndodh jo rrallë. Sa herë që në FB diskutojmë çështje gjinore, dalin disa burra e djem që, fare pa teklif nënçmojnë gratë e vajzat. Madje jo rrallë edhe i përçmojnë në grup.

Nuk i njoh personalisht, ndaj e kam vështirë të shpjegoj pse janë kaq të mllefosur kundër seksit tjetër.

Mbase ngaqë ndihen maço, dmth burra zamani, të fortë e të realizuar, të etur për pushtet e të aftë të venë poshtë, këdo që hasin në jetë.

Por mbase shfaqen kaq agresivë kundër grave, ngaqë ndihen të dobët e të parealizur si individë.

Për të shpëtuar nga pasiguritë dhe frikërat që ngjall dobësia, lartësojnë burrat e burrërinë dhe nënçmojnë e përçmojnë gratë dhe vajzat.

S’thonë kot: ai që s’ka merita vetë, kompesohet duke idealizuar grupin ku bën pjesë e duke përçmuar grupin kufitar.

Mbase ka diçka të vërtetë teoria se maço të tillë, agresivë ndaj femrave, janë shumë të ndjeshëm seksualisht.

Ndjeshmëria e tepruar seksuale, thonë psikologët, gjeneron pavetdijshëm agresivitet e përçmim për seksin tjetër.

Është ky një instrument psikologjik i kultivuar në shekuj, si mjet për të bërë zap sjelljet panseksuale, inçestore etj.

Të gjitha këto janë me mbase. Vetëm një gjë është e sigurt. Maço të tillë kanë mangësi të theksuara në etikë e qytetari. Akoma nuk kanë arritur të mësojnë se nënçmimi dhe përçmimi në grup quhet diskriminim.

( Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’ )

Check Also

Qyteti legjendar: Ja cila është historia e vërtetë e Trojës

Ka Perëndi zemërake dhe ndërhyrëse në jetën e njerëzve, një gjysmëperëndi që vritet dhe një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + twenty =