Home / Aktualitet / Maas kërkesë BE-së: Të hiqet ‘veto’ për masat në politikën e jashtme, po rrezikoni kohezionin e Europës

Maas kërkesë BE-së: Të hiqet ‘veto’ për masat në politikën e jashtme, po rrezikoni kohezionin e Europës

Ministri gjerman për Europën, Heiko Maas ka kërkuar shfuqizimin e ‘veto-s’ nga vendet anëtarë të BE për vendime që lidhen me politikën e jashtme.

Shqetësimi kryesor i BE ngelet Hungaria e cila për disa çështje të fundit ka vendosur veto-n duke bllokuar vendime për të cilat kanë rënë dakord shumica e vendeve anëtarë.

Sipas Maas me të drejtën e ‘veto-s’ disa njerëz po mbajnë peng BE-në dhe tashmë rrezikohet edhe kohezioni i vetë Europës në vendimet e saj.

“Ne nuk mund ta lëmë veten të mbajtur peng nga njerëzit që pengojnë politikën e jashtme evropiane me vetot e tyre. Nëse nuk e bëni atë atëherë herët a vonë po rrezikoni kohezionin e Europës. Vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë që ne mund të mbivlerësohemi. “- tha Maas.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 1 =