Home / Showbizz / “Ma reper se ti është Lori!”/ U përfol si “diss” ndaj Mozzik

“Ma reper se ti është Lori!”/ U përfol si “diss” ndaj Mozzik

Të dielën Capital T ishte i ftuari në “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni bëri edhe një freestyle, duke dhuruar super atmosferë në studio. Mirëpo ajo që po bën xhiron e rrjetit është fraza “Ma reper se ti është Lori”, pasi po komentohet si “diss” për Mozzik,  duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.

Në fakt mes dy artistëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje, në dijenin tonë, por gjithsesi kjo nuk i ndaloi spekulimet. Kështu, “iconstyle.al” kontaktoi Capital T, i cili zgjodhi mos të na japë përgjigje rreth pyetjes “A është “diss” për Mozzik?”

Ai tha se çfarë ka patur për të thënë e ka thënë në emision, as duke i mohuar e as duke i pohuar zërat. Gjatë intervistës, ai nuk e përmendi Mozzik, sikurse bëri me Ardian Bujupin, por gjithsesi mbetet për tu parë se si qëndron e vërteta.

Nga ana tjetër, Mozzik ende nuk ka reguar rreth këtyre zërave që po djegin rrjetin.

Kujtojmë se nga intervista e Capital T u krijua një debat publik mes tij dhe Ardian Bujupit, pasi ai u shpreh se Ardiani nuk është mirënjohës për “famën” që ka marrë prej tij. Pas kësaj ‘akuze’, Ardiani reagoi në InstaStory me një përgjigje për reperin, duke i kërkuar të mos fliste pas shpine por të takoheshin live.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Capital T, i cili në postimin e tij në InstaStory i drejtohej Ardianit:

“Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”- shkruan Kapo.

Kjo përgjigje është pasuar nga një tjetër përgjigje e Ardianit, i cili i bën thirrje Kapos të sqarohen në një video live.

“Nuk mi the këto fjalë kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Ama shkojna live sonte dhe i shprehim.”- shkruan Ardiani, duke lënë kështu një “takim” për t’u sqaruar.

Ashtu siç na paralajmëruan Ardiani dhe Capital T kanë realizuar video live në Instagram për të sqaruar bujën e krijuar në rrjet, por nuk arritën të përballen.

Fillimisht,ishte Ardian Bujupi ai që nisi live por për shkak të ngarkesës nuk arriti të fuste edhe Capital T. Ky i fundit nga ana tjetër hapi tjetër live të cilit ju bashkua edhe Ardiani si shikues, por jo si bashkëbisedues.

Sipas Ardianit, shkak i kësaj deklarate është fakti se ai i ka ofruar Capital T një bashkëpunim para se ai të lançonte “Skulpturë”, duke i dërguar të gjitha elementet e këngës, por Capital T ka dashur ta përfshijë në albumin e tij këtë këngë.

Por, Ardiani nuk e ka pranuar këtë pasi ishte ai që e kishte bërë ftesën, dhe në këtë moment Capital T ka thënë se nuk do bashkëpunojë, meqenëse Ardiani nuk pranoi të ishte në album.

Vetë Capital T nuk e komentoi këtë deklaratë, por tha se Ardiani e ka harruar dhe nuk e ka ftuar për ta takuar as për dreka, darka kur ka qenë në Prishtinë, në shenjë mirënjohje.

Check Also

Kënga e fundit e artistit po “çmend” gjithë fansat

Gigi Hadid dhe Zayn janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre? Këtë gjë në fakt …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − five =