Home / Aktualitet / Lulzim Bashës nuk i ndahen gafat, ngatërron vendin ku ka lindur Musine Kokalari

Lulzim Bashës nuk i ndahen gafat, ngatërron vendin ku ka lindur Musine Kokalari

Kryetari i Partisë Demokratike dhe gafat duket se janë një binom i pandashëm.

Pak ditë më parë Basha ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, ndërkohë që ditën e sotme gjatë një vizite në Gjirokastër, ka ngatërruar vendlindjen e Musine Kokalarit.

Gjatë vizitës në shtëpinë e Kokalarëve, Basha tha se Musine Kokalari kishte lindur aty, por menjëherë u korrigjua nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.

Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.

Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Adana

Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − eight =