Home / Aktualitet / Luftë për mbijetesë! Vajza e dëshpëruar i bën frymëmarrje artificiale mamasë së infektuar me covid (VIDEO)

Luftë për mbijetesë! Vajza e dëshpëruar i bën frymëmarrje artificiale mamasë së infektuar me covid (VIDEO)

Një video e bërë virale në internet tregon momentin kur vajza e dëshpëruar i bën frymëmarrje artificiale nënës së saj të infektuar me Covid në një përpjekje për ti shpëtuar jetën në një spital të mbingarkuar në Indi, mes valës së dytë fatale të Covid në vend. (shikoni videon ne fund te lajmit)

Pamjet e marra në një spital në shtetin verior Uttar Pradesh, tregojnë  dy vajza që ndodhen në afërsi të   barelës ku nëna e tyre po qëndronte e shtrirë.

Pa lajmëruar asnjë mjek, njëra nga vajzat bën një frymëmarrje artificiale, megjithëse ishte e pamundur  t’i shpëtonte jetën gruas së moshuar.

Mjekët shprehen  se pacientja u soll në spital në gjendje kritike për jetën dhe në kohën kur mjekët e kishin të  pamundur t’i jepnin ndihmën e parë për shkak të numrit të lartë të pacienteve të shtruar.

India po vuan valën e dytë më të keqe në botë të Covid, dhe ka raportuar  368.147 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në  20 milionë të infektuar.

 

Check Also

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali në zonën e Cingolit, me pasojë plagosjen rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − one =