Home / Aktualitet / Lufta me koronavirusin/ Rama tregon se çfarë do të ndodhë brenda kësaj jave

Lufta me koronavirusin/ Rama tregon se çfarë do të ndodhë brenda kësaj jave

Kryeministri Rama nga Korça teksa kritikoi grumbullimet pa respektuar masat anti-COVID të kreut të PD-së gjatë kësaj fushate elektorale u shpreh se brenda javës do të fillohet vaksinimi me grupmoshat +65 vjeç.

Edhe ne Korçë si kudo jo vetëm në qendrat e vaksinimit, por në çdo qendër shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, vijon intensivisht vaksinimi, është një lehtësim i madh për njerëzit që vaksinohen, është ndjenjë shumë e fortë nderi për ne që bëjmë çmos kur shohim gjithë këta gjyshër e gjyshe që buzëqeshin.

Do shkojmë menjëherë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.

Sistemi po funksionon realisht sahat, ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve.

E përsëris që vaksinimi masiv ka të domosdoshëm dhe distancimin që do të thotë që ne duhet të bëjmë të gjithmonë detyrën tonë pasi nëse nuk mbajmë distancë aq më tepër grumbullohemi siç po ndodh përditë në vatrat COVID të fushatës elektorale të palës tjetër vonojnë procesin dhe biem në të njëjtin kurth ku ranë vendet e tjera, shikoni Kosovën, u desh një fushatë elektorale pa distanca me marshime për të rritur numri frikshëm dhe për të kthyer një trend negativ të vdekjeve.

Shikoni Malin e Zi, një vend ku niveli i infektimeve ishte më i ulëti në rajon, sot ata vazhdojnë të përballen me pasojat e tmerrshme të një fushate elektorale të papërgjegjshme.

Kjo është së pari një çështje përgjegjshmërie, respekti, për shëndetin, mbi shëndetin nuk ka dhe nën shëndetin e njerëzve vijnë gjërat e tjera”, u shpreh kryeministri Rama.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =