Home / Kulture / Lufta kalon, vera është e përjetshme

Lufta kalon, vera është e përjetshme

Libri: “Verë dhe luftë: Francezët, nazistët dhe beteja për thesarin më të madh të Francës”

Autorë: Don dhe Petie Kladstrup

Ishte vërtetë shumë interesante, të mësoje se dikush kishte shkruajtur më në fund një libër me titull “Vera dhe lufta”. Tani, më në fund, do të qartësoheshin një numër i madh misteresh, si përshembull gjëegjëza e Iliadës: si është e mundur që Trakia furnizonte trojanët e Priamit me mercenarë, e në të njëjtën kohë “përmbytte” spartanët e Menelaut me verë të Trakisë?

“Verë dhe luftë” nuk është një libër që bën një gjë të tillë …

Dhe ky libër i mrekullueshëm është plot me momente interesante. Si për shembull kur, pas tërheqjes së gjermanëve nga Parisi, Kryebashkiaku Pierre Taittinger, në të njëjtën kohë kryetari i familjes prodhuese të shampanjës që mban emrin e tij, i telefonoi gjeneralit gjerman Dietrich von Chotlitz. Ai e dinte që von Chotlitzi kishte marrë një urdhër të qartë nga Hitleri që të hakmerrej ndaj Parisit, “për ta shkatërruar, në vend që t’ia dorëzonte armikut!” Ai iu lut von Chotlitzit që të rimendohej. Së bashku ata ecën në ballkonin e Hotel Meurice dhe hodhën vështrimin drejt rrugëve të qytetit, mbi kopshtet e Tuilleries dhe njerëzit që venin e vinin aty poshtë. “Duke u kthyer nga Chotlitz”, shkruajnë Kladstrupët, Taittingeri tha: “Gjeneralët rrallëherë kanë pushtetin të ndërtojnë, më shpesh kanë atë të shkatërrimit”.

Ai iu lut Chotlitzit që të imagjinonte se si do të ishte, që të rikthehej në Paris një ditë dhe të qëndronte në të njëjtin ballkon… “Dhe mes këtyre ndërtesave të mrekullueshme, ti do të jesh në gjendje të thuash: Isha unë, Dietrich von Chotlitz që në një ditë të caktuar… e shpëtova për njerëzimin”. Vite më vonë…

Check Also

Bypass në Gjirokastër, UNESCO: Të ndalohen punimet

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të miratojë një rezolutë që rekomandon, që punimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − three =