Home / Aktualitet / Lufta e Re e Ftohtë: SHBA-Kinë

Lufta e Re e Ftohtë: SHBA-Kinë

Ledion Musaj

Një betejë e re globale po prevalon mes dy superfuqive ekonomike në planet, SHBA dhe Kinë. Ekziston një shtet, më i fuqishmi në botë: SHBA. Por në skenën globale shfaqet një gjigand i ri, i cili po fiton epërsi ekonomike dhe po gjeneron supremaci gjeopolitike, duke lëkundur rolin e shtetit amerikan. Historiani antik grek Thuqidhidhi në një kontekst të tillë do thoshte: Tani fillon lufta! Është i pashmangshëm konfrontimi politik në këtë skenar, ku një fuqi në rritje cënon pozicionin e një fuqie në krye. Kjo qasje njihet si “Realizëm” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe ky koncept gjepolitik definohet përmes tre premisave bazike: 1. Natyra njerëzore është egoiste, dhe kjo manifestohet në nivelin e shtetit si nevojë e shtetit për siguri. 2. Nocionet morale dhe idealiste për drejtësinë janë të parëndësishme kur bëhet fjalë për nivel ndër-shtetesh. 3. Rendi botëror është anarkik, nuk ka një shtet të madh i cili dikton sjelljen e shteteve të tjera. Ky përshkrim daton përpara më tepër se 2600 vitesh dhe ka zënë vend përgjatë historisë duke përmendur konflikte si Roma vs. Kartagjena, Otomanët vs. Bizantinët, Britanikët vs. Francezët dhe Bashkimi Sovjetik vs. SHBA. Progresi eksponencial ekonomik kinez po rrezikon vendin lider të SHBA. Përmes kësaj dinamike, automatikisht lind një luftë e hapur mes dy shteteve, me SHBA-në që e nxit përplasjen, pasi synon ruajtjen e garantuar të pozitës së saj hegjemonike gjeopolitike. Nga ana tjetër, Kina ka si ambicie kapërcimin e SHBA-së në sferën ekonomike në dekadat e ardhshme, çka do sillte një ndryshim radikal në rendin botëror. Këto aspirata të dy shteteve dominante sot në botë, shpjegojnë dhe përqasjet e tyre ndaj njëra tjetrës, veçanërisht të SHBA-ve. Në administratën Trump, SHBA sulmuan përmes sanksioneve ekonomike Kinën, duke u përpjekur të ndalin përparimin e saj ekonomik. Në të njëjtën linjë, lobuan diplomatikisht për të mos lejuar shtrirjen e influencës kineze në vendet europiane përmes stopimit të rrjetit 5G e përmes akuzave ndaj përhapjes së koronavirusit Covid-19. Dëbimi i diplomatëve kinezë dhe prania në Detin Jugor të Kinës i Marinës Amerikane demonostrojnë për një konfrontim i cili do zgjerohet natyralisht me kalimin e viteve. Sesa solide do të jetë SHBA me presidentin e projektuar Joe Biden në raportet me Kinën, dhe sesa Kina është e aftë të përballojë sfidat e SHBA-së për ta parandaluar avancimin e saj ekonomik, mbetet për t’u parë.

Check Also

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =