Home / Aktualitet / “Luarasi” bashkëpunim me Fondin e Investimeve për Inovacionin, Ruka: Frymëmarrje të re Universitetit

“Luarasi” bashkëpunim me Fondin e Investimeve për Inovacionin, Ruka: Frymëmarrje të re Universitetit

TIRANË

Universiteti “Luarasi” nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Fondin e investimeve për inovacionin INNVEST. Rektori i Universitetit “Luarasi”, Prof. Dr. Ethem Ruka thotë se 15 studentë të universitetit “Luarasi” pjesë e fakultetit të teknologjisë dhe informacionit do të trajnohen në kompani të ndryshme për një periudhë tremujore në fushën e inovacionit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrveshje 15 studentë të fakultetit teknologjisë së informacionit dhe inovacionit do të trajnohen kompani të ndryshme falas për një periudhë tre mujore dhe atom und të bëhen edhe trajnues për studentët e tjerë.” – u shpreh Ruka.

Për rektorin e universitetiti “Luarasi” ky memorandum bashkëpunimi do të ndihmojë studentët në fushën e inovacionit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje t’i japim një frymëmarrje të re Universitetiti dhe studentëve tanë për t’i edukuar me frymën e inovacionit. Ne kemi student të shkëlqyer dhe do t’i vendosim në provë dijet e tyre që kanë marrë.” -u shpreh Ruka.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” ofron programe studimi që u japin mundësinë studenteve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në fusha të rëndësishme.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 11 =