Home / Aktualitet / Luan në piano ndërsa policia i kontrollonte shtëpinë/ Mjekja e Navalnyt habit me veprimin

Luan në piano ndërsa policia i kontrollonte shtëpinë/ Mjekja e Navalnyt habit me veprimin

Anastasia Vasilyeva, mjekja personale e Navalny, duket se nuk u shqetësua shumë, ndërsa policia ruse po i bastiste shtëpinë.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjet, ajo duket teksa luan në piano ndërsa policia i kontrollonte shtëpinë.

Bastisjet vijnë pasi dhjetëra mijëra mbështetës të Navalny dolën në rrugë të shtunën, për t’i bërë thirrje Kremlinit për ta liruar atë nga burgu.

Policia tha se protestat ishin të paligjshme, duke ndaluar afro 4 mijë njerëz.  Megjithatë, mbështetësit e Navalny kanë organizuar një tjetër protestim, që pritet të mbahet të dielën.

Check Also

Tirana nesër pa drita, ja në cilat zonat do të ndërpritet energjia për disa orë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 15 =