Home / Aktualitet / LSI lë në mes betejën për 25 Prillin?! Çfarë ndodhi sot në Kolegjin Zgjedhor me përfaqësuesin e saj ligjor

LSI lë në mes betejën për 25 Prillin?! Çfarë ndodhi sot në Kolegjin Zgjedhor me përfaqësuesin e saj ligjor

LSI nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor, ku është duke u diskutuar mbi pretendimet e opozitës për qarkun e Shkodrës, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve, për shkak se sipas PD-së gara nuk ka qenë e barabartë.

Përfaqësuesi i LSI-së Kaziaj, nuk është paraqitur në seancë dhe ka kërkuar shtyrjen e saj me pretendimin se ishte duke ndjekur një proces tjetër penal. Por kërkesa e tij për shtyrjen e seancës është hedhur poshtë nga Kolegji zgjedhor, me pretendimin se nuk është i bazuar në ligj dhe në prova.

Në final Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të LSI-së dhe vazhdimin e seancës, ku përfaqësuesi i PD-së Marash Logu është duke paraqitur argumentat se pse sipas tyre zgjedhjet në qarkun e Shkodrës duhet të cilësohen të pavlefshme.

Check Also

Korrupsion, trafik droge dhe ngacmim seksual/ 29 efektivë të policisë nën akuzë për vitin 2021

29 raste të procedimeve ose arrestimeve të punonjësve të Policisë, përfshirë atyre të rëndit, SHÇBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =