Home / Aktualitet / LSI çon në SPAK kreun e Bashkisë së Vorës

LSI çon në SPAK kreun e Bashkisë së Vorës

Përfaqësuesi i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, ka paditur në SPAK kryetarin e Bashkisë së Vorës, me akuzën e korrupsionit elektoral dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas Bregut kryebashkiaku i Vorës në bashkëpunim me disa persona të tjerë po bëjnë tentativa të pastra për blerjen e votave.

Deklarata e plotë e Bregut:

Sot kemi depozituar ne SPAK nja kallezim penal, ne ngarkim te kryetarit te bashkise Vore si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese ne kete bashki. Keta shtetas,  dyshohet se kane kryer disa vepra penale, sic jane korrupsioni aktiv per blerjen e votes dhe shperdorimi i detyres, ne formen e grupit te strukturuar kriminal.

Qellimi kryesor I ketij grupi criminal eshte   tjetersimi  i votes se banoreve te bashkise Vore, dhe  me konkretisht, me ane te falsifikimeve te formulareve, si dhe  akteve te verifikimi si dhe ato te rivleresimit  lidhur me demet e shkaktuara nga termeti, veprime  qe nuk jane as me pak as me shume nje nuk tentative e paster per blerje vote,  me ane te dhenies se prones publike me qera ne kundershtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe se fundmi me ndryshimin e struktures, qe pavaresisht se eshte bashkia me borxhin ne nivelin me te larte ne Shqiperi rreth 226 perqind, ka shtuar rreth 70 punonjes, ndermejet ketyre dhe persona me rekorde kriminale, me qellimin e vetem perdorimin e votes se tyre dhe familjareve ne zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke qene se SPAK eshte nje nga organet ligjzbatuese te dala nga reforma ne drejtesi, une jam I bindur se denoncimet tona si ky rast I sotem, qe jane te mbeshtetur ne prova dhe fakte konkrete, jane nje mundesi me shume per SPAK dhe gjithe organet e drejtesise te deshmojne se jane ne mbrojtje dhe sherbim te te gjithe qytetareve shqiptare dhe jo nje arme ne duart e mazhorances ,qe qartazi me me llojin dhe karakterin e denoncimeve te saj po tenton te perdore SPAK dhe drejtesine ne pergjithesi per gjueti shtrigash dhe eliminim te kundershtareve politike para zgjedhjeve.

Vijon…

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =