Home / Aktualitet / Lokalet në kryeqytet sjellin risinë: Kush vaksinohet merr kafe dhe ujë falas

Lokalet në kryeqytet sjellin risinë: Kush vaksinohet merr kafe dhe ujë falas

Vaksina anti-Covid në shumë vende po bëhet e detyrueshme për qytetarët dhe ata të cilët ende nuk kanë marrë të dyja dozat nuk mund të frenkuentojnë shumë ambiente publike.

Duke kuptuar rëndësinë që vaksina ka për parandalimin e Covid-19 dhe shpëtimin e jetëve të shumë qytetarëve,   lokalet në Kosovë së fundmi ka ndërmarrë një ide mjaft kreative.

Në sheshin në Prishtinë, menaxherët e shumë lokaleve kanë marrë nismë që t’u ofrojnë kafe dhe ujë falas personave të cilët janë vaksinuar.

Adriatik Gashi, menaxheri një prej lokaleve tha se ata e kanë bërë këtë ofertë në mënyrë që të kontribuojnë në vetëdijësimin e qytetarëve për vaksinim.

“Ta kenë dëshminë për marrjen e vaksinës dhe nga ne e marrin nga një kafe dhe ujë prej shtëpisë”, tha ai.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 16 =