Home / Aktualitet / “Loja ka rregulla, por këta nuk dinë!”/ Avokati Spartak Ngjela flet për zhvillimet e fundit politike: Çfarë do sjellin listat e hapura?

“Loja ka rregulla, por këta nuk dinë!”/ Avokati Spartak Ngjela flet për zhvillimet e fundit politike: Çfarë do sjellin listat e hapura?

Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit të Këshillit Politik, por edhe miratimin e paktit të 5 Qershorit nga Kuvendi.

Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se në situatën aktuale Partia Demokratike nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar, pasi nuk ka të drejtën e votës, duke theksuar se opozita jashtëparlamentare tashmë po vuan pasojat e djegies së mandatit.

Sipas avokatit, pakti i 5 Qershorit u arrit mes Bashës dhe Ramës për shkak se ata janë bashkë.

“Opozita ka të drejtë që nuk ulet në tryezën e Këshillit Politik. Loja ka rregulla, por këta nuk dinë. Parlamenti është numër dhe si i tillë do të thotë votë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka lidhje me parlamentarizmin. Ata bënë një marrëveshje pa opozitën në Parlament, por me se do ta votojnë?

Ka rregulla parlamentarizmi: Në rast se nuk ke vota, ik thyej qafën se nuk bën dot gjë në Parlament. Ata kanë ikur nga parlamenti si plumba, sepse donin të bënin kryengritje. Ku e kanë kryengritjen? Nuk i përfilli fare shoqëria. Tani le të rrinë atje ku janë. Rama është me ta prandaj vajti e bëri 5 qershorin. Për 5 qershor nuk kishte nevojë fare.

Kush është në Parlament ka të drejtën e votës, ai që nuk është në Parlament le të bëjnë punë me gjyshen”, tha Ngjela.

Hapja e listave

Më tej avokati shtoi se opozita parlamentare nuk e ka të nevojshëm 5 qershorin, por me kushtin që ata vendosën për hapjen e listave u arrit miratimi i tij.

Sipas Ngjelës, listat e hapura do u japin mundësi qytetarëve shqiptarë që të votojnë njerëzit që duan, duke theksuar se kjo gjë rrezikon në mënyrë të barabartë si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe kreun demokrat Lulzim Basha.

“Por çfarë ndodh tani? Këta nuk e duan 5 qershorin, nuk kanë nevojë ata për tryezë bisedimesh. Ata kanë vënë një kusht, me 5 qershorin bëni çfarë të doni, ne duam listat e hapura dhe ndryshimin e Kushtetutës në këtë pikë. PS nuk i kishte e vetme votat për të votuar 5 qershorin, atëherë iu desh të bëjë kompromis. Kompromisi është kërkesa e parlamentarëve të opozitës. Jam i bindur që opozita parlamentare do të fitojë.

Pra 5 qershori nuk u votua pa plotësimin e kërkesës së opozitës për lista të hapura. PS nuk i ka e vetme 84 vota dhe do të duhet të votojnë këta. Listat e hapura nuk kanë punë fare me marrëveshjen, lërë se çfarë thonë ata. Për mendimin tim, duke parë karakterin juridik të kësaj situate, PS nuk e ka shumicën e cilësuar në parlament atëherë listat e hapura janë të arritura dhe nuk i ndalon dot askush.

Çfarë do sjellin listat e hapura?

Listat e hapura do tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për njerëzit që duan. Pasi shqiptarët të votojnë për njerëzit që duan, atëherë do të shikosh se as Basha madje as Rama rrezik se nuk dalin dot deputet”, u shpreh Ngjela.

Avokati theksoi se për ambasadoren amerikane është e rëndësishme 5 qershori, duke shtuar se në mënyrë indirekt edhe Yuri Kim kërkon hapjen e listave.

“Ambasadorja amerikane nuk reagon për listat e hapura, por ajo kërkon realizimin e marrëveshjes dhe thotë që marrëveshjen nuk mund ta shtyni.

Rama nuk ka vota për marrëveshjen dhe ambasadorja e di. Ambasadorja thotë unë e kam kusht marrëveshjen, por Rama nuk ka numrin. Me kë e plotëson numrin? Me opozitën në Parlament dhe duke qenë se kjo gjë dihet nga ambasadorja, ajo indirekt kërkon listat e hapura.

Madje ambasada nuk e tha as çfarë diskutoi me Ramën ambasadorja Yuri Kim. Parlamentarizmi është doktrinë dhe jo kompani qepësh.

Ambasadorja do 5 qershorin dhe kjo u arrit nga kompromisi që bënë me opozitën parlamentare për listat e hapura”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Marrë nga: SOT

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + eighteen =