Home / Aktualitet / Lladrovci shtrohet në spital pas infektimit me COVID-19

Lladrovci shtrohet në spital pas infektimit me COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.

Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e Mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu, shkruan Express.

Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.

Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.

Check Also

Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit, 1 të vdekur e 2 të plagosur

Në Beograd, në parkingun e Radio Televizionit të Serbisë, para orës 10, është raportuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − five =