Home / Aktualitet / Live/ Kryemadhi denoncon aferën korruptive të qeverisë

Live/ Kryemadhi denoncon aferën korruptive të qeverisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat dhe ka denoncuar një aferë korruptive të bërë nga qeveria Rama për inceneratorin e qarkut të Tiranës.

Kryemadhi shprehet se këtë denoncim ia drejton SPAK, teksa shpreson që kjo të merret parasysh.

“Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.

Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.

Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.

Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar.

Çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që vetëm para 2 ditësh vetëm Kryemadhi e ka paralajmëruar këtë aferë korruptive gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Opinion”.

 

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − twelve =