Home / Aktualitet / Listat

Listat

Nga Klodian TOMORRI-
Nuk ka ushtrim me te veshtire per nje kryetar, kryesi apo cfaredo trupe qofte se sa hartimi i nje liste perfaqesuese kandidatesh. Eshte shkolle me vete, qe kerkon te ruash ekuilibrat fetare, krahinore, ekuilibrat e rrymave ideologjike brenda partise, perfaqesimin e grupeve te interesit etj etj.
Ndaj cdo liste qe del keshtu sic i bejme ne do te jete e debatueshme dhe do te shkaktoje pakenaqesi. Ndaj asnje kryetar apo kryesi partie ne bote, nuk merr persiper te hartoje listat e kandidateve. Eshte nje pushtet qe nuk e do asnje mendje racionale.
Por si e kane zgjidhur ata kete? Shume thjesht, me votim. Votimi ben te mundur qe te gjitha rrymat dhe grupet e interesit te perfaqesohen ne liste sipas peshes specifike qe ato kane ne parti.
Kur Partia Demokratike nisi procesin e perzgjedhjes se kandidateve me votim nga baza, te gjithe e quajtem nje lajm te mire. Vec te tjerave, votimi ne primare brenda partise, korrigjon pjeserisht ate deficitin e tmerrshem demokratik qe ne kemi me sistemin zgjedhor, ku deputeti emerohet dhe nuk zgjidhet. Pra do te korrigjonte, mbylljen e listave.
Por, qe nje proces i tille te kete sukses duhet te jete gjitheperfshires, jo i pjesshem. Votimit duhet t’i nenshtrohen te gjithe. Nga anetari me i thjeshte deri tek kryetari. Votimi i pjesshem nuk ben asgje tjeter vecse hap shtigje per korrupsion. Domethene ju votoni disa andej, por ne do fusim edhe disa te tjere ketej nga dera e pasme me emerim. Kjo e vret totalisht procesin. Pastaj lindin pakenaqesite, merzite etj si keto.
Kryetaret e partive politike ne Shqiperi ne nje fare menyre jane irracionale. Nje njeri racional nuk do donte kurre nje pushtet qe e demton. Sepse ne fund fare, ata qe demtohen nga e gjithe kjo jane pikerisht kryetaret e partive. Nese ti shkakton pakenaqesi me listat, i ul votat Partise tende, dmth cenon objektivin e fitores.
Ne disa aspekte, procesi i hartimit te listave ne Shqiperi ka karakteristikat e deshtimit te tregut. Nje situate ku zgjidhja e ofruar nga tregu i lire, shkon kunder interesit publik. Ata qe mbajne pushtetin brenda partise, nuk jane te interesuar per ta ndryshuar statusquon edhe pse interesi i pergjithshem kerkon te kunderten.
Si korrigjohet nje deshtim tregu? Me nderhyrje nga jashte. Nese partite nuk pranojne hapjen e listave, zgjidhja e vetme mbetet opsioni i referendumit popullor per te imponuar korrektimin. Dhe besojeni ose jo, perfituesit me te medhenj nga hapja e listave do te jene pikerisht ata qe sot i mbajne te mbyllura. Kryetaret e partive, qe nuk do kene me as sikletin e pakenaqesive dhe as percarje brenda partise.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =