Home / Kryesore / LISTA/ Ku mund të udhëtojnë shqiptarët nëpër botë dhe çfarë kushtesh duhet të plotësojnë

LISTA/ Ku mund të udhëtojnë shqiptarët nëpër botë dhe çfarë kushtesh duhet të plotësojnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë, në të cilën tregon shtetet ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë dhe rregullat, që duhet t’i ndjekin. Euronews Albania sjell për lexuesit detajet dhe informacionet thelbësore në lidhje me udhëtimet e shqiptarëve drejt vendeve të tjera;

Greqi- Qytetarët shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Itali- Sipas një dekreti të qeverisë italiane, të hyrë në fuqi më 12 gusht, parashikohet se, për udhëtarët që hyjnë nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia, duhet me patjetër pasja e testit negativ për Covid-19. Shqipëria nuk është e listuar në këtë dekret, ndërsa autoritetet kanë vendosur që udhëtarëve t’ua kryejnë falas tamponin në momentin e mbërritjes në aeroport.

Përgjigja e tamponit do jetë gati për 48 orë. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vende që nuk janë të përfshira në dekret, përfshirë edhe shqiptarët, do jenë të detyruar të karantinohen deri sa t’u komunikohet rezultati i testit të COVID-19.

Gjermani- Sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, pas hyrjes në këtë shtet nga një zonë rreziku, në të cilën përfshihet edhe Shqipëria, udhëtarët  duhet të ndjekin këto rregulla.

  • Vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani
  • Izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm
  • Me e-mail ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit/ akomodimit në landin përkatës.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se shumë shpejt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë rreziku do t’i kërkohet t’i nënshtrohet testit të COVID-19. Por, kjo masë mund të ndryshojë nga Landi në Land, ndaj udhëtarët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare për t’u njohur me informacionet e fundit.

Spanjë- Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë, por me disa rregulla. Ata duhet t’u përmbahen kritereve të mëposhtme, ndërsa deri tani, ky shtet nuk aplikon regjim karantine për qytetarët shqiptarë:

  • Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme
  • Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë– Në këto dy shtete mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët kanë leje qëndrimi në këto vende. Por, ndryshe nga disa shtete të tjera, Mbretëria e Bashkuara dhe Irlanda aplikojnë masën e karantinës dy javore.

Zvicër– Aktualisht shtetasve shqiptarë nuk u lejohet lëvizja, me përjashtim të rasteve të veçanta si: emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër.

Ndryshe paraqiten rregullat për ata persona, të cilët kanë të drejtë udhëtimi në Zvicër.  Kjo kategori, e cila mund të këtë qenë në Shqipëri për arsye pune apo për turizëm, nuk e ka për detyrë t’i nënshtrohet regjimit të karantinës.

Austri-Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk premton për një rihpaje të shpejtë. Austria lejon transitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë që janë të pajisur dhe kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia).

Sipas MEPJ-së së Shqipërisë, shtetet si Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Nga kjo masë bëjnë përjashtim vetëm diplomatët, vizitat zyrtare dhe punonjësit e transportit apo stafet mjekësore dhe ato humanitare.

Mali i Zi- Në këtë vend shqiptarët mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.

 Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid-19.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 1 =