Home / Aktualitet / Lista e PD-së e mbushur me “kriminelë”/ Kandidati në Durrës i arrestuar në Zvicër

Lista e PD-së e mbushur me “kriminelë”/ Kandidati në Durrës i arrestuar në Zvicër

Ligji i Dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike.

Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentW penale në të kaluarën e tyre. Ky që po shikoni është një dokument i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për shtetasin shqiptar të Rezeart Tusha.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit. Kjo është lista e PD sipas të cilës Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ, por ndërkohë Top Channel zbulon këtë dokument që tregon se kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Check Also

Meta nuk përmbahet, kërcënon Ramën: Do të të pres duart nëse…

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi nga Shkodra se ‘Rama është një kukull që dihet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 16 =