Home / Kronike / Lirohen nga burgu dy mjekët që kuruan vrasësin e biznesmenëve në Laç

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuruan vrasësin e biznesmenëve në Laç

Janë lënë të lirë dy mjekët që kuruan autorin e dyshuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç.

Ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë, me trupe gjyqësore të kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Av. Arber Hoxha dhe Av. Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekeve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj. Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale

Check Also

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =