Home / Kulture / LIRIKË E HIDHUR

LIRIKË E HIDHUR

Nga Bardhyl LONDO –
Nuk e dua me kete qytet,
e di: ai eshte fajtor pa faj.
Ketu ministrat jane te gjithe engjej,
ata poshte tyre te gjithe djaj.
Ketu te djeg malli per nje hene,
malli te pervelon per nje bore.
Ketu dhe hena dhe djelli lindin
kur vize tu japin ambasadoret.
Ketu pervelohesh per nje fllad puhize,
ketu nuk fryjne me vrunduj ererash.
Kalon neper rruge,ke frike mos gelltitesh
nga goje te shqyera tenderash.
Kam dale tani pas ores policore,
asnje frike nuk kam per vete.
Po nuk i shikoj dot si dridhen jetime
nga tmerri i betonit monumentet.
Ku eshte lindja,perendimi ku?
Ku eshte jugu,ku eshte veriu?
Ku valle mbaron betoni?
Ku valle fillon njeriu?
Ecij dhe kembet me merren,
nuk kam pire alkool asnje pike.
Me vete vargun e Brehtit peshperis:
kohe e veshtire per liriken.

Check Also

UNESCO heq nga statusi i Trashëgimisë Botërore Liverpulin

Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar iu hoq statusi i Trashëgimisë Botërore, pasi një komitet i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + one =