Home / Kulture / Lindja dhe vdekja e një gjigandi

Lindja dhe vdekja e një gjigandi

Nga Vladimir DURAJ-

Në fotot e mëposhtëme është fiksuar Kombinati i Tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat, vepra më e madhe në vend në kohën e Enverit. Guri i parë në themelet e këtij gjigandi u vendos në 2 Maj 1963. Drejtor i parë i kantierit të ndërtimit të këtij Kombinati ka qënë Kozma Llazari. Ky kombinat nuk do të ishte i pari në llojin e vetë në vendin tonë, një tjetër kombinat i tillë, por më i vogël se ky që po ndërtohej, ishte ngritur dhe funksiononte prej vitesh në Tiranë. Bëhet fjalë për Kombinatin e Tekstileve “Stalin”, ndërtuar me ndihmën Sovjetike dhe për këtë arsye u pagëzua me emrin e Stalinit, simbolit të ish BS. Planet ishin që edhe Kombinati i Beratit të ndërtohej nga sovjetikët, por, prishja me ta në 60-ën e pamundësuan një gjë të tillë. Ngritja e kombinatit pas kësaj u mor përsipër nga kinezët, miqtë tanë të rinj që zëvendësuan miqtë sovjetikë. Dhe kështu filloi lindja e gjigandit. Ai do të kishte Fabrikën e Filaturës, të Tezgjahut, të Ngjyrosjes dhe një fabrikë të dytë të Tezgjahut me fill të ngjyrosur, e para e këtij lloji në vendin tonë. Drejtori i parë i çfrytëzimit që filloi rrugëtimin bashkë me kombinatin ishte Kristaq Dollaku. Prodhimet e këtij Kombinati do të ishin të shumëllojshme dhe cilësore, kjo falë kompletimit të tij stad pas stadi me njerëz duar e mendje artë dhe teknologji të përparuar e bashkëkohore. Kështu në 1968-ën aty u ngrit Filiali i Universitetit të Tiranës dhe Shkolla e Mesme e Tekstilit, në 1972 Pallati i Kulturës Tekstilisti dhe në 1976 Uzina e Pjesëve të Këmbimit për Tekstile. Drejtues të këtij Kombinati kanë qënë emra të njohur për kohën si Kristaq Dollaku, Qimo Kocani, Ideale Hasko, Elvira Dushku, Mine Guri dhe se di kush tjetër në momentet e vdekjes së gjigandit rreth 90-ës. Rreth fillimvitet 80 Kombinati numëronte aty tek 9000 punëtorë, për të arritur tek 12000 në fund të viteve 80. Kombinati kishte vëmëndje të shtuar nga pushteti i kohës, ndaj dhe shtohej e rinovohej hera – herës me teknologji bashkëkohore perëndimore dhe gjermano – lindore. Kombinati ishte burim të ardhurash për vendin dhe burim pune e jetese për gra e vajza nga vendi dhe kryesisht nga Berati e Kuçova. Çeku i bardhë dhe terapia e shokut i vuri ” zjarrin” këtij gjigandi, ashtu siç bëri me të gjitha veprat e ngritura me gjak e mund nga populli ynë.

 

Check Also

Koefiçienti i neglizhuar

Nga Dashnor KOKONOZI – Tek prisnim kamionin e bukës, një shitëse dikur më tregonte se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 6 =