Home / Aktualitet / Lihtenshtajni padit Çekinë, ja çfarë qëndron pas kësaj

Lihtenshtajni padit Çekinë, ja çfarë qëndron pas kësaj

Lihtenshtajni ka ngritur një çështje te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku ka bërë kërkesë që Çekia të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë, gjë që e lejon Pragën të mbajë ende nën zotërim pronat e sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore.

Ministri  jashtëm i Lihtenshtajnit ka deklaruar se nënshtetasve të vendit u është mohuar e drejta themelore e pronës, bazuar në një dekret presidencial të vitit 1945, që i identifikon si gjermanë, pa marrë fare parasysh pavarësinë e vendit.

Ky dekret urdhëronte sekuestrimin e pronave pa të drejtë kompensimi të gjithë personave të etnisë gjermane, hungareze, si dhe të atyre që kishin bashkëpunuar me nazistët dhe ishin konsideruar si tradhtarë. Kjo bëri që nga Çekia (Çekosllovakia, në atë kohë),  të shpërnguleshin me miliona persona.

Padia vjen pasi një gjykatë në Çeki vendosi se pronat në fjalë (50 mijë hektarë tokë dhe një kështjellë) të cilat kishin qenë nën zotërimin e familjes mbretërore të principatës që para luftës, ishin sekuestruar në mënyrë të ligjshme.

Argumenti i gjykatës çeke u bazua në faktin që princi i Lihtenshtajnit, Franz Jozef II, ishte vetëdeklaruar si person i kombësisë gjermane në një census të bërë në vitin 1930, gjë që është refuzuar nga Fondacioni Princi Lihtenshtajn,

Veç kësaj, Lihtenshtajni e akuzon Pragën se kanë zhdukur regjistrat shekullore të pronësisë së tokave për të justifikuar vendimin.

Lihtenshtajni është një shtet i vogël malor, me vetëm 39 mijë banorë dhe 160 km katror territor. Shteti u themelua në vitin 1719 nga princi Johan Adam, pasi u bashkuan dy principata.

Në vitin 1806 u bë komb sovran, ndërsa nga viti 1815 u bë pjesë e Konfederatës Gjermane, deri në vitin 1866, kur mori pavarësinë.  Gjatë dy luftërave botërore, Lihtenshtajni qëndroi neutral./EuroNews

Check Also

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator 2020

Dashi Nëse e keni të domosdoshme që t’i thoni një miku apo pjesëtari të familjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + ten =