Home / Aktualitet / ‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për kthimin e ligjit ‘’Për pronat e paluajtshme të shtetit’’, vetëm një deputet votoi pro

‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për kthimin e ligjit ‘’Për pronat e paluajtshme të shtetit’’, vetëm një deputet votoi pro

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Metës për kthim të ligjit për ‘’Pronat e paluajtshme të shtetit’’.

Meta e ka kthyer këtë ligj që në gusht, teksa paralajmëroi ditë më parë Kuvendin të reflektojë për këtë ligj dhe ta rishikojë.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve të gjithë kanë votuar kundër përveç Korab Litës që votoi pro dekretit të Metës, ndërsa Adriatik Alimadhi pati kontestimet e veta se ishte gjithashtu pro por pas votimit.

Por në fund vendos Kuvendi dhe ky dekret do të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme.

Meta 1 muaj më parë dha argumentin se ligji ishte i nxituar, i pashpjeguar dhe rrezikon të shkaktojë problematikë me  të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

(BalkanWeb)

Check Also

Pas kërkesës së MEPJ, Google rregullon emërtesat në hartën e Shqipërisë

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për rregullimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − one =