Home / Aktualitet / Liderja e opozitës së këtij shteti europian akuzohet për terrorizëm

Liderja e opozitës së këtij shteti europian akuzohet për terrorizëm

Prokurorët në Bjellorusi nisën hetime për terrorizëm kundër udhëheqëses së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Prokurori Andrei Shved tha Tsikhanouskaya dhe disa të tjerë dyshohet se u përpoqën të organizonin shpërthime dhe zjarrvënie në kryeqytetin Bjellorus të Minsk dhe qytete të tjera disa ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por njoftimi vjen disa ditë pasi zyrtarët thanë se kanë arrestuar një person, të akuzuar për përpjekje për të organizuar shpërthime në Minsk dhe qytetin afër Barisau. Bjellorusia është përfshirë nga protestat pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Alyaksandër Lukashenko pretendon se këto zgjedhje i kanë siguruar atij mandatin e gjashtë si president, por grupet e opozitës dhe disa punonjës zgjedhorë thonë se votimet janë përcjellë me mashtrime. Më shumë se 33,000 njerëz janë arrestuar gjatë javëve të protestave.

Check Also

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali në zonën e Cingolit, me pasojë plagosjen rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + fifteen =