Home / Kulture / Libri që iu kushtua Fehmi Aganit

Libri që iu kushtua Fehmi Aganit

Nga Muhamedin KULLASHI-
Kosova. Etablimi i fakteve, Editions Esprit, Paris, 2001.
Ky libër u përgaditë nga anëtarët e Komitetit të Kosovës (Paul Ricoeur, Claude Lefort, Edgar Morin, Olivier Mongin, Pierre Hassner, Antoine Garapon etj.) në Paris, në mbarim të vitit 1999. Ai përmban dokumente dhe analiza mbi krimet masive që Sërbia ushtroi që nga viti 1981 deri në vitin 1999mbi shqiptarët e Kosovës. Mbledhjen e dokumenteve dhe redaktimin e librit e bëri Joël Hubrecht. Ky libër përmban përgjigje ndaj një fushate të gjerë (në media, në protesta etj.) në Francë e orkestruar nga qarqet proserbe dhe majtistët « antiimperialist » kundër intervenimit të NATO-s ndaj Sërbisë dhe caqeve të saj ushtarake. Kundërvënien ndaj intervenimit të NATO-s, në vitin 1999, këto qarqe e mbështetnin në dy « arsyetime-argumente » kryesore : ata e cilësonin intervenimin e NATO-s si intervenim i « fuqive imperialiste » për ta realizuar « sundimin e tyre imperialist » në Ballkan e kundër « Sërbisë si shtet sovran ». « Argumenti » i dytë shpalohej me mohimin e plotë të krimeve të shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës : ato qarqe i cilësonin pohimet për krimet masive serbe si « gënjeshtra e shpifje » kurse intervenimin e NATO-s, i udhëhequr nga SHBA-ja, e cilësuan si « agresion ». Ndërkaq, ky operacion në të vërtetë ndërpreu masakrat e shqiptarëve nga sërbët e njëherit e bëri të mundur kthimin e afro 1 million shqiptarëve në vendin e tyre, në Kosovë.
Ky libër ofron dokumente dhe analiza të shumta që dëshmojn për thellësisnë dhe shumanshmërinë e terrorit mbi shqiptarët e Kosovës gjatë shumë viteve. Libri njëherit vë në pah lëshimet dhe hezitimet e vendeve perêndimore karshi politikave agresive të regjimit serb kundrejt Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjes, të cilat do të kenë ndikim në vendimin për ndërhyrje në vitin 1999.
Titulli i parathënies së librit kërkon : « Të respektohen dëshmitarët, të nderohen viktimat ». Autorët e parathënies së këtij libri, Antoine Garapon, Pierre Hassner dhe Olivier Mongin, theksojn se ky libër i kushtohet Profesor Fehmi Aganit : « Na duket se kësisoj ky është homazhi më i bukur që mund t’ia bëjmë këtij njeriu të madh të Kosovës duke publikuar këto të dhëna dhe duke ndriçuar këtë ngjarje e cila ka shënuar fundëshekullin evropian, epilogu i të cilit ende nuk dihet. » Autorët përkujtojn arestimin dhe vrasjen mizore të Fehmi Aganit në maj të vitit 1999 si dhe vendimin e Komitetit të Kosovës që në Paris të themelohet shoqata « Fehmi Agani » në Paris.
Do të shtoja se rrethanat e vrasjes së akademik Fehmi Aganit tregojn se maja politike dhe ushtarake e Sërbisë e ka parë si shumë të rrezikshëm rolin e tij në skenën politike të Kosovës.
Kultura e tij politike, inteligjenca e hollë dhe aftësitë e tij në analizën e problemeve të rënda e komplekse Kosovë dhe në prezentimit e tyre para përfaqesuesëve të lartë ndërkombëtar kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Intelektualë të shquar francez dhe diplomatë të rangut të lartë, jo vetëm francez, gjatë qëndrimit tim 30-vjeçar në Paris, më kanë shprehur respektin e madh që kishin për personalitetin e tij politik, për luciditetin e analizave të tij mbi Kosovën dhe Sërbinë.
May be an image of text that says "Kosovo 1981 1989 1999 2001 Établir les faits Joël Hubrecht ESIRIT"

Check Also

NJOMËZA

Nga Anisa MARKARIAN- Ju nuk e njihni Njomëzën. Është pacientja ime. Jeton e mbyllur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 8 =