Home / Bota / Libani nuk gjen qetësi/ Zbulohen 20 kontenierë me kimikate të rrezikshme, ngrihet alarmi

Libani nuk gjen qetësi/ Zbulohen 20 kontenierë me kimikate të rrezikshme, ngrihet alarmi

Ekspertët në Liban dhe zjarrfikësit po punojnë për të siguruar të paktën 20 kontenierë me kimikate potencialisht të rrezikshme në portin ku ndodhi një shpërthim javën e kaluar. Njëri prej tyre thuhet se po rrjedh.

Sipas medieve të huaja, disa prej kontenierëve shpërthyen javën e kaluar kur ndodhi edhe incidenti në portin e Bejrutit, tha Lt Anthony, një ekspert francez i cili nuk ishte i autorizuar të identifikohej me emrin e tij të plotë, për shkak të politikës së qeverisë.

Ekspertët kimikë francezë dhe italianë që janë duke e monitoruar situatën aktuale të portit, kanë identifikuar deri më tani më shumë se 20 kontejnerë që përmbajnë kimikate të rrezikshme, theksoi Anthony.

Ne kemi identifikuar kontejnerët që sipas karakterit kimikë ato janë të rrezikshme”, u shpreh ai, duke shtuar se njëri prej objekteve ishte duke rrjedhur.

Ndërkohë, ekspertët po punojnë me autoritetet libaneze që t’i monitorojnë të gjitha kontejnerët si dhe t’i analizojnë edhe cilësitë e tyre, sipas ekspertit francez.

Bejruti sërish në alarm/ Gjenden 20 kontenierë me kimikate Bejruti sërish në alarm/ Gjenden 20 kontenierë me kimikate

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =