Home / Aktualitet / Lëvizte me armë zjarri në zonën e Laprakës, arrestohet 20-vjeçari

Lëvizte me armë zjarri në zonën e Laprakës, arrestohet 20-vjeçari

Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar një 20-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri. Zyrtarisht bëhet e ditur se Policia ka marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./BoldNews.al

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =