Home / Aktualitet / Lëviznin me drogën në makinë, arrestohen 2 persona në Fier, policia jep detajet

Lëviznin me drogën në makinë, arrestohen 2 persona në Fier, policia jep detajet

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi u kapën me lëndë narkotike në makinë.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë A. P., 50 vjeç, banues në Fier dhe P. R., 55 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut”, Fier, këta shtetas u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, e paketuar, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi disa mujor.

Operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Porosia”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. P., 50 vjeç, banues në Fier,

-P. R., 55 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” , Fier, këta shtetas u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, e paketuar, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Check Also

Pfizer u doli nga parashikimi, mjekët shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa dozën e dytë të vaksinës

Kreu i qeverisë Edi Rama shpreh garancinë se të gjithë personat që kanë marrë dozën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − three =