Home / Kulture / Letra e lamtumirës që Stefan Cvajg la para se të nisej në udhën pa kthim më 22 shkurt 1942

Letra e lamtumirës që Stefan Cvajg la para se të nisej në udhën pa kthim më 22 shkurt 1942

“Përpara se të ndahem nga jeta me vullnet të lirë dhe me mendje të kthjellët, shtyhem të përmbush një detyrë të fundit: të falënderoj nga zemra këtë vend të mrekullueshëm, Brazilin, që më dha mua dhe punës sime një pushim shumë të mirë e mikpritës.
Nga dita në ditë kam mësuar ta dashuroj më shumë këtë vend dhe askund nuk do ta kisha rindërtuar më me dëshirë jetën nga e para, pasi për mua bota e gjuhës sime ka perënduar dhe atdheu im shpirtëror, Evropa, po shkatërron vetveten.
Por pas gjashtëdhjetë vjetësh nevojiten forca të veçanta për të filluar edhe njëherë nga e para. Kurse forcat e mia janë dërrmuar nga vitet e gjata të shtegtimit nëpër botë. Kështu që më duket e drejtë ta mbyll në kohën e duhur dhe me një qëndrim të drejtë një jetë, për të cilën puna shpirtërore ka qenë gjithmonë gëzimi më i kulluar dhe liria personale, mirësia më e madhe e kësaj toke.
Përshëndes të gjithë miqtë e mi! Uroj që ata të kenë fatin të shohin përskuqjen e agimit pas natës së gjatë! Unë, si shumë i paduruar që jam po u paraprij!”

Check Also

Një leksion mbi lirinë nga Hafiz Ali Kraja (1903-1973)

Nga Dr. Hasan BELLO – Nje nga intelektualet dhe patriotet e klerit mysliman shqiptar ne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + twelve =