Home / Opinion / Leo Sternbach – një karrierë nga Opatija e Kroacisë ne Zürich dhe tutje në Amerikë

Leo Sternbach – një karrierë nga Opatija e Kroacisë ne Zürich dhe tutje në Amerikë

Enver Robelli/

Per shume shqiptare te rritur ne Jugosllavi, sidomos te tille qe i kane helmuar mushkerite me katran duhani, qyteti i Opatise nderlidhet, mes tjerash, me marken e cigareve me te njejtin emer. Por kjo marke nuk eshte prodhuar ne fabriken e duhanit ne Opati, por ne Zagreb. Kaq nga leksikoni i gjerave te parendesishme. Me Opatine, nderkaq, lidhet nje emer tjeter shume i rendesishem.

Ne kete qytet te themeluar nga murgjit italiane dhe te shnderruar ne qender te çlodhjes per elitat politike austro-hungareze, me 1908 u lind Leo Sternbach, njeri prej kimisteve me te njohur te shekullit 20-te. I ati i Leo Sternbachut, hebre, kishte nje barnatore ne Opati.

Leo Sternbach u shkollua te mesonjesit private ne Austri, ndersa me 1926 tere familja u shperngul ne Krakove te Polonise, ku Sternbach doktoroi ne kimi organike me 1931. I perkrahur me nje burse ai shkoi ne Vjene dhe me 1937 njoftoi Lavosllav Ruzhiçken, nje kimist kroat i lindur ne Vukovar dhe profesor ne Universitetin Teknik te Zürichut (ETH), i cili me 1939 u nderua me Çmimin Nobel per Kimi.

Ruzhiçka e angazhoi Leo Sternbachun ne ekipin e tij te hulumtuesve ne Zürich. Kur i perfundoi bursa, Sternbach u punesua me 1940 ne kompanine farmaceutike “Roche” ne Basel, nder te vetmet qe atebote punesonte hebrenj. Me 1941 Sternbach shkoi ne SHBA si shkencetar i “Roche”, ku beri zbulimin me te rendesishem te karrieres se tij: valiumin, nje ilaç per qetesim. Sternbach ishte autor i 241 patenteve per shpikjen e ilaçeve.

Deri ne vitet 1990-te rreth nje e katerta e qarkullimit te barnave te “Roche” u realizua nga zbulimet e Sternbachut. Ne anketen e revistes US News & World Report u shpall njeri prej 25 amerikaneve me me ndikim te shekullit te 20-te. Sternbach vdiq ne vitin 2005 ne SHBA.

L’image contient peut-être : 1 personne, boisson et intérieur

L’image contient peut-être : ciel et plein air

L’image contient peut-être : plein air

L’image contient peut-être : vélo et plein air

L’image contient peut-être : intérieur

Check Also

Europa dhe Kina kanë nevojë për njëra-tjetrën

Nga Enver Bytyçi / Prej pesë ditësh ministri i Jashtëm i RP të Kinës, Wang …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =