Home / Kulture / Legjenda e prostitutes Evelyn Roe

Legjenda e prostitutes Evelyn Roe

Nga Bertold BREHT-
( 1898 – 1956 )

Ne pranvere kur deti ngjan si hutaq
Dhe mosha flak paqen pa droje,
Nga varka e fundit ne bord u shfaq
Vasheza Evelyn Roe .

Kishte nje rip te thjeshte rreth belit,
Trupi me i hijshem mbi toke
Nuk kishte flori, as zbukurime mantelit,
Por vetem te bukurat floke.

-Zoti kapiten me merr gjithkudo
E me dergo te Jezui ne token e lumtur!
-Eja edhe ti me ne zonje, nese do,
Ne jemi te cmendur dhe ti kaq e bukur .

Per mua lutet Ai . Une jam vetem hije
Shpirti im eshte i mbretit tim Jezu.
-Na jep atehere trupin tend te paprekur,
Sepse zoti yt i dashur, te ky vend ,ketu,
Nuk mund te te shperbleje, sepse ka vdekur.

Gjate udhetimit ne diell dhe ere
Ata e dashuruan vashezen Evelyn Roe.
Merrte prej tyre buke dhe pak vere
Me sy te perlotur dhe zemer perdhe.

Naten vallezonin, diten gjithashtu
Edhe timonieri braktiste meshires timonin.
Evelyn Roe e hajthme, e bute
Dhe ata me gur se guri qendronin.

Kaloi pranvera, vjeshta fluturoi
Dhe si nje hije naten me kepuce ne mjerim,
Nga kiçi ne bord ne te erret vezhgonte
Duke pritur nje breg per shpetim .

Vallzonte naten, diten vallzonte
E bere dylle si kufome e tretur,
-kur do te arrij, zoti kapiten te porta
E qytetit te zotit,-pyeste e mekur.

Kapiteni ishte brenda kembeve fatale
Dhe e puthte hidhnak, s’di se pse:
-I kujt eshte faji nese nuk arrihet,
Pervecse juaji Evelyn Roe !

Vallzonin naten , diten vallzonin,
E shnderuar e zbehte nga vesi i motshem.
Nga kapiteni , deri te marinari i fundit
Te gjithe me te argetoheshin kobshem.

Kishte veshur nje fustan te lehte
Plot zhubra dhe tek tuk te shqyer.
Mbi balle i shfaqej mbi lekuren e zbehte,
Floku i piste, i shpleksur, i lyer .

-Une nuk do ju takoj mbreti im Jezu,
Me kete trup qe eshte vetem ndeshkim.
Jo ti nuk mund te afrohesh ku ka ndot
Dhe une jam nje mjerane ne mjerim.

Vraponte naten erresires neper bord
Dhe zemra dhe kembet i dhimbnin, por aty,
E flaku trupin qe e ndjente te ndohte
Ne detin me vale, ne naten pa sy.

Kjo ndodhte acarit ne janar
Shkoi thellesise ujore me perkundje,
Deri kur … ne mars, apo ne prill,
U shfaq toka e çelur me lule.

Shkonte pushtetit te valeve te bardha
Dhe keto e perkundnin si fantazme bore.
Keshtu shkoi me ngut me perpara
Se kapitani te toka e shenjtoreve.

Dhe kur te perpjetes qiellore u afrua
Pjetri i perplasi porten para syve pa droje :
-Zoti me urdheroi, ne kete vend aspak s’e dua,
Ate putanen Evelyn Roe !

Por kur pastaj zbriti ne sketerre,
Asaj i qe mbyllur cdo rruge e lodhshme.
Djalli i sokelliti : -ketu s’kam vend asnjehere
Per Evelyn Roe-ne e devotshme!

Fluturoi ate cast, fantazme midis pyjesh
Duke bredhur pergjithmone dimer e vere.
E pashe ne mbremje kalamendur mes yjesh
Evelyn Roene e mjere.

Check Also

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani merr një tjetër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − ten =