Home / Aktualitet / Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: Falenderoj llogaritare Monën

Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: Falenderoj llogaritare Monën

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është përgjigjur kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, pas denoncimit që kjo e fundit bëri ditën e sotme lidhur me inceneratorin  e qarkut të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se falënderon Kryemadhin që me letra dhe fakte i tregoi publikut se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet të zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare

“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!”,  shkruan Koka.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =