Home / Aktualitet / Lançohet shërbimi më i ri në sistemin doganor shqiptar, “Dogana pa letër”

Lançohet shërbimi më i ri në sistemin doganor shqiptar, “Dogana pa letër”

Një nga projektet më ambiciozë të qeverisë shqiptare, “Dogana pa letra”, tashmë është një realitet. Modernizimi i sistemit doganor shqiptar ka bërë që aktualisht vetëm tre në njëqind biznese mund të shkojnë në sportelet e doganës. Cilat janë përfitimet e këtij projekti i shpjegon gazetari i problemeve ekonomike të RTSH Bardhi Sejdarasi.

Kërkoi kohën e nevojshme, por më në fund është një realitet shqiptar. “Dogana pa letra”, një nga projektet më ambicioze të Qeverisë Shqiptare, që është në zbatim që prej muajit Maj 2019, ka modernizuar sistemin doganor shqiptar.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, aktualisht 93% e bizneseve nuk shkojnë fizikisht në sportele. Që do të thotë se vetëm tre në 100 biznese kanë nevojë të shkojnë në një sportel të doganës për të kryer veprimet e zhdoganimit.
Kjo arritje ka sjellë më shumë cilësi shërbimi, ulje të kostove dhe kohës për bizneset dhe përafrim të standardeve të Doganës Shqiptare me Bashkimin Europian.
Më kryesorja “Dogana pa letra” ul evazionin fiskal dhe shmang abuzimet.
Sipas autorëve të këtij sistemi modern të deklarimit doganor, procesi kërkoi zhvillime të shumta teknologjike.
Deklaratës doganore në sistemin elektronik iu bashkengjit dokumentacioni i kërkuar, u ngritën struktura të posaçme vlerësimi doganor në qendër, u vu në funksionim nënshkrimi elektronik dhe dokumentacioni elektronik i magazinimit të përkohshëm si dhe vula elektronike.
Pas këtyre ndryshimeve, u arrit që 93 për qind e deklaruese nuk kanë nevojë ta shkojnë në sportele, duke ulur kostot operacionale dhe kohën e përpunimit të deklaratës doganore.
Por shërbimi doganor shqiptar ka nevojë edhe për operacione të tjera. Në fokus është rritja e numrit të operatorëve ekonomikë të autorizuar apo edhe aplikimi më i gjerë i zhdoganimit lokal. Në këto raste zhdoganimi i mallrave të bëhet në mjediset e biznesit dhe jo në terminalet doganore, duke ulur edhe më tej kostot e biznesit.

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − four =