Home / Kronike / Kronike / Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Arben Çeli!

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Arben Çeli!

Tiranë 25.09.2020
Në mënyrë të beftë, prej ataku kardiak, është ndarë të enjten nga jeta fotoreporteri i njohur Arben Çeli.
Mik dhe koleg i dashur me të gjithë, ndër më profesionistët fotoreporterë, me një karrierë të gjatë e të qëndrueshme, Beni ndau për dhjetra vite pune me gazetarë shqiptarë e të huaj. Ai është ndër të rrallët fotoreporterë që fiksoi me objektivin e vet ngjarje e personazhe të kohëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi duke shërbyer për agjensinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
Në komunitetin e gazetarëve Arben Çeli njihej si një njeri pozitiv, me qetësi të lëvdueshme dhe humanizëm të lartë. Ai ndau përvoja dhe momente të shumta profesionale të cilat janë një shembull i çmuar virtytesh dhe profesionalizmi.
Ikja e papritur nga jeta e Benit të dashur, është humbje e pazëvendësueshme për familjen, redaksinë dhe bashkëpunëtorët e tij dhe për gjithe fororeporterët dhe gazetarët.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell ngushëllimet pranë familjes Çeli. Qoftë i paharruar dhe përherë i kujtueshëm nga të gjithë Arbeni, modeli ynë i vlerave njerëzore dhe talentit të një profesionisti me shumë gjurmë pune!
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Image may contain: 1 person

Check Also

Vetëm 1 nga 10 të sëmurë kronikë vaksinohen, mjekët në Shkodër alarm për situatën epidemiologjike

AURORA SHPATAJ/ Në shumë qendra shëndetësore kanë mbaruar vaksinat e gripit sezonal dhe s’dihet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =