Home / Aktualitet / Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinë

Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinë

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Elbasan, për të cilën është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet pasi pak vite më parë u përfshi në një tjetër përplasje me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala, thotë se Xhaferrit, të njohur edhe si Kel Çami, i janë gjetur në mjet karta identiteti, pasaporta dhe ID të qytetarëve.

Lala shton se prokuroria duhet të pranojë publikisht se po e heton këtë ngjarje edhe për blerje votash, e jo vetëm për vrasje në tentativë.

Postimi i Klodiana Lalës:

“Ne automjetin qe Klement Xhaferri përdorte ditën e ngjarjes se rende te Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash. Per kujtese Kel Cami ka qene i perfshire edhe ne ngjarjen e ish-Tregut Agroushqimor ne Elbasan ku u sulmua policia.

Polici e korruptuar dhe qe fsheh provat.

ps.e hodha kete status sepse raportimi im nga Elbasani mesa duket kaloi ne heshtje per shkak se te gjithe e kishin mendjen te rezultati i zgjedhjeve!”, shkruan gazetarja Klodiana Lala në rrjetet sociale.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =