Home / Aktualitet / Lakuriqi virusin, njeriu vaksinën

Lakuriqi virusin, njeriu vaksinën

Nga Ilir KADIA-

Ekipi i OBSh që shkoi në Kinë dhe hetoi në Wuhan tha se virusi nuk ishte shpërndarë prej andej,nuk ish një gabim njerëzor!Ai tha se do hetojë në kolonitë e lakuriqëve të natës që janë atje!Dyshohet me sa duket se seleksionin natyror më botë e paskan marrë në dorë lakuriqët e natës!Speciet që janë edhe minj edhe zogj!Që i ushqejnë të vegjlit e tyre me qumësht e i mësojnë të fluturojnë vetëm natën!Që orientohen pa parë por me ultra tinguj si komunikimi modern i njeriut! Ata,lakuriqët e natës,duan të fitojnë mbi njeriun,t’a nënshtrojnë!Që ai të mbijetojë duhet të bëhet si ata!Këmbët ti ktheje në kthetra, krahët si të tyre e fjalët t’i humbasë!
Lufta është shpallur!E egër!E fortë!Lakuriqët e natës armë kryesore kanë virusin! Njeriu vaksinën!Njeriun shpik vaksinë-lakuriqi shpik mutacion!
Vdesin njerëzit me qindra mijëra,gëzojnë lakuriqët me miliona!
Por prap fitorja do jetë e jona!Me një kusht:të luftojmë të gjithë bashkë në të gjithë botën!Amerikanë, gjermanë,kinezë,rusë, shqiptarë…!Se lakuriqi natës nuk ka pasaportë dhe as i lexon pasaportat tona!

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =