Home / Kronike / Kronike / Lajm i trishtë, ndërron jetë aktori i njohur fierak

Lajm i trishtë, ndërron jetë aktori i njohur fierak

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Fatmir Xhelili, aktori i njohur i skenës fierake. Aktori i njohur raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19.

Xhelili ishte një figurë shumë e dashur dhe e njohur për Fierin, pasi ka shërbyer për 47 vite rresht si aktor në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka interpretuar krah emrave të mëdhenj si Fuat Boci, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Rolin e parë ia besoi Pëllumb Kulla në komedinë me titull “Këpucët angleze”.

Ai ka në repertorin e tij rreth 180 role dhe ka marrë gjithsej katër cmime të para si aktori më I mirë. Ka luajtur te “Fejesa” e Cehovit, “Një budalla e gjysëm”, I burgosuri I katit 15, apo edhe dramat “Pazari”, “Vite te Paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regjizor emra të njohur si Serafin Fanko, Dhimitër Orgocka, Gëzim Kame etj.

Check Also

Ngjarje horror/ Abuzoi seksualisht me 7 vjeçarin për 52 ditë, dalin pamjet e vendit ku mbahej i riu i izoluar nga pedofili

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Policia speciale ruse. Ambientet të cilat tashmë kanë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =