Home / Aktualitet / Lajm i mirë për të gjithë sportdashësit, në rast rifillimi Premier League do të transmetohet falas në TV
NORWICH, ENGLAND - FEBRUARY 15: The Premier League logo on a flag during the Premier League match between Norwich City and Liverpool FC at Carrow Road on February 15, 2020 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Lajm i mirë për të gjithë sportdashësit, në rast rifillimi Premier League do të transmetohet falas në TV

Ndeshjet e Premierligës janë caktuar të zhvillohen falas nga mesi i Qershorit për të ndaluar njerëzit që të dalin jashtë.

Sekretari i Kulturës në Angli, Oliver Dowder konfirmoi sot se Qeveria po mendon planin që futbolli të rikthehet në masa të sigurta.

Duke folur për Sky News, ministri pohoi se shfaqja falas e ndeshjeve është e rëndësishme për të siguruar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Ne po punojmë shumë me ta për ta provuar dhe për ta rikthyer, unë po synoj në mes të Qershorit. Testi numër një është siguria publike,” ka thënë Dowder.

“Unë shpresoj se mund të kemi diçka pak më ambicioze me disa ndeshje falas, në mënyrë që njerëzit të mund të shikojnë nga shtëpia, sepse kjo do të ishte e dobishme për sa i përket dekurajimit të njerëzve për të lënë shtëpitë e tyre”.

“Ajo që ne synojmë është të përfundojmë sezonin nga prapa dyerve të mbyllura nga mesi i qershorit e tutje,” ka thënë ndër të tjerash ai.

Liverpooli aktualisht e kryeson Premierligën me vetëm gjashtë pikë larg triumfit të tyre të parë pas 30 vitesh.

K.GJ

Check Also

Në nder të 27 mijë viktimave nga COVID-19/ Qeveria spanjolle dekreton 10 ditë zie kombëtare

Qeveria në Spanjë ka shpallur 10 ditë zi kombëtare për 27 mijë viktimat nga Covid-19. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 1 =