Home / Aktualitet / Lajm i mirë për shqiptarët/ Franca hap kufijtë, ja rregullat për të udhëtuar

Lajm i mirë për shqiptarët/ Franca hap kufijtë, ja rregullat për të udhëtuar

Duke nisur nga sot, Franca do të lejojë hyrjen në territorin e saj të qytetarëve shqiptarë.

Udhëtimi do të bëhet me me pasaportë biometrike, dhe kanë të drejtë të kalojnë kufirin ata që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Njoftimi i plotë

Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Check Also

Korrupsion, trafik droge dhe ngacmim seksual/ 29 efektivë të policisë nën akuzë për vitin 2021

29 raste të procedimeve ose arrestimeve të punonjësve të Policisë, përfshirë atyre të rëndit, SHÇBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + three =